Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

19. 09. 2017.   >>  17:23 0

Lajmet 19.09.2017

19.09.2017

Të gatshëm të marrim pjesë në punën e mëtejshme të Asamblesë

Sot fillon Asamblea e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku, midis rreth 130 liderëve botërorë, marrin pjesë edhe Presidenti i Malit të ZI Filip Vujanoviq dhe shefi i diplomacisë Sërgjan Darmanoviq. Darmanoviq në prag të mbledhjes ka përsëritur se Mali i Zi është i gatshëm të marrë pjesë në punën e mëtejshme të Asamblesë dhe me qasjen e vet konstruktive të kontribuojë për rritjen e vetëdijes në drejtimin e përmirësimit të gjendjes së të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në heqjen e dënimit me vdekje.

Jokoviq:Nuk e shoh arsyen për ndërprerje të bojkotit

Bojkotimi i parlamentit nuk është zgjedhje ideale, por në këto rrethana është e vetmja, ka thënë lideri i partisë Socialiste Popullore, Vlladimir Jokoviq, pas takimit me delegacionin e BE-së në Podgoricë, duke shtuar se tani e kanë radhën Qeveria dhe kryeministri të iniciojnë bisedimet. Nuk e shoh përse nuk do ta hapnim tani dialogun që përfundimisht të organizohen zgjedhjet e lira dhe demokratike, ka thënë Jokoviq, duke shtuar se bisedimet do të mund të fillonin në tetor. Ai ka thënë se përfaqësuesit e Partisë Socialiste Popullore në takime me anëtarët e BE-së kanë kumtuar pikëshikimin e tyre mbi skenën politike dhe perspektivën e Malit të Zi në rrugën drejt BE-së. Kemi thënë se bojkoti nuk është gjithmonë zgjidhje më e mirë, por është e nevojshme që edhe më tej ta përkrahim, në mënyrë që të bëjmë presion në koalicionin në pushtet. Që të gjithë ta kuptojnë se në ditën e të ashtuquajturit grushtit të shtetit nuk ka qenë e mundshme të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike, ka thënë Jokoviq, pas takimit me delegacionin e BE-së. Ai ka theksuar se në takim ka shtruar pyetjen nëse rezultati i zgjedhjeve do të ishte i ndryshëm, si do të vepronte koalicioni në pushtet? A do t’i zhvlerësonin ato zgjedhje. Jam i bindur se ata do t’i zhvlerësonin zgjedhjet dhe do t’i organizonin të rejat. Nuk shikoj arsye përse ne tani, kur gjysma e deputetëve janë jashtë Kuvendit, të mos e hapim dialogun për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe se çfarëdo rezultati të kishin ne do ta respektonim, ka thënë Jokoviq.

Mandiq:Presim 1. tetorin 

Pas delegacionit të partisë Socialiste Popullore me përfaqësuesit e BE-së kanë biseduar edhe anëtarët e kryesisë së Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, Millan Knezheviq, Branko Radulloviq dhe Janko Vuçiniq. Për Frontin Demokratik momentalisht prioritet është të gjendet gjuha e përbashkët me opozitën, nga të cilët presim përgjigje në platformën e ofruar deri më 1 tetor, ka deklaruar lideri i demokracisë së re serbe Andrija Mandiq, pas takimit me delegacionin e BE-së në Podgoricë. Mandiq ka thënë se deri më 1 tetor do të presim përgjigjen e opozitës, në ofertën e tyre që së bashku të dalim në protesta, ta caktojmë kandidatin e përbashkët për zgjedhje presidenciale dhe listat e përbashkëta për ato lokale. Nëse do të kishim një kandidat, një listë dhe protestat, do të triumfonim për zgjedhje të jashtëzakonshme, ka thënë Mandiq dhe ka shtuar se pas marrëveshjes së opozitës, Fronti Demokratik do të sjellë vendimin, i cili do të jetë më i miri për zgjedhësit. Mandiq ka përsëritur se ambasadorët e BE-së nuk kanë mirëkuptim për bojkotin dhe rekomandojnë që deputetët e kanë vendin në Parlament. Dje janë mbajt takimet me liderët e Partisë Socialdemokratike dhe Demokratëve të Malit të Zi Ranko Krivokapiq dhe Aleksa Beçiq.

Me Kinën edhe pjesën e tjetër të autostradës

Interesi  më i madh ekonomik i Malit të Zi është ndërtimi i autostradës pas përfundimit të pjesës prioritare Tivar-Bolare, kurse Qeveria është e gatshme me Kinën të kërkojë modelin në mënyrë që të sigurojë mjetet për këtë investim kapital , ka kumtuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai sot ka pasur takim me delegacionin Sino-CEE Hollding dhe fondit të tij të cilin e ka udhëhequr kryetari Gjiang Gjianqing . Në takim ,siç është kumtuar nga Qeveria, është konkluduar se ekziston interes i dyanshëm për investime dhe përkrahje projekteve në fushat e komunikacionit dhe energjetikës dhe se Mali i Zi ofron oferta të mira për investime  në fushat e turizmit dhe bujqësisë. Po ashtu u vlerësua , krahas autostradës , bashkëpunimi i  shpejtë i mundshëm mund të realizohet në projektet e valorizimit të aeroporteve malazeze dhe potencialet tona energjetike. Gjianqing ka rikujtuar se për NR Kina për investime në kuadër të projekteve 16+ 1 kanë ndarë 10 miliardë dollarë për investime me qëllim të sigurimit 50 miliardë  shtesë të përkrahjes kreditore dhe ka vlerësuar se Mali i Zi ka potenciale dhe resurse ta tërheq një pjesë të atyre të hollave. Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i Qeverisë për politikë ekonomike dhe sistemin financiar Millutin Simoviq dhe ministri për komunikacion dhe detari Osman Nurkoviq si dhe drejtori ekzekutiv Sino-CEE Hollding-ut për Evropën Gjin Shen.

Mali i Zi shembull i mirë i tolerancës multietnike

Mali i Zi shikuar përgjithësisht është shembull i mirë i tolerancës multietnike, edhe përkundër deklaratave të herëpashershme jotolerante të politikanëve, medieve dhe klerikëve, theksohet në raportin e ri të Komisionit për luftën kundër racizmit të Këshillit të Evropës. Në raport mbi Malin e Zi për periudhën 2011- 2017, të cilin e ka publikuar sot Komisioni i Këshillit të Evropës për luftën kundër racizmit, lavdërohet pushteti për përparimin e mbrojtjes nga krimi për shkak të urrejtjes, forcimin e Ombudsmanit dhe përmirësimin e pozitës së romëve. Prapëseprapë, siç kanë kumtuar nga Komisioni, personat LGBT edhe më tej janë cak sulmi, romët edhe më tej janë të rrezikuar nga përjashtimi social dhe izolimi dhe nuk ekzistojnë të dhënat e besueshme mbi krimet për shkak të urrejtjes. Ombudsmani është i ngarkuar që t’i hetojë ankesat, të iniciojë procedurat gjyqësore dhe të marrë pjesë në to, është kumtuar nga Komisioni i Këshillit të Evropës.

Qytetarët prej më 1 tetor me recetë do të mund të marrin barërat edhe në farmacitë private

Fondi për sigurim shëndetësor deri në fund të kësaj jave do të nënshkruajë marrëveshje më 168 barnatore, prandaj qytetarët prej më 1 tetor me recetë do të mund të marrin barërat edhe në farmacitë private, ka kumtuar drejtori i Fondit Sead Çirgiq. Ai ka thënë për Televizionin e Malit të Zi se deri në fund të javës do të nënshkruhen të gjitha marrëveshjet me farmacitë private, kurse më pastaj pason lidhja e barnatoreve me sistemin e informacionit. Duke folur mbi caktimin elektronik të vizitave mjekësore, Çirgiq ka thënë se mbi 2 mijë të siguruar të Fondit shëndetësor e ka fituar pin kodin e vet, kurse 1 mijë e 700 të tjerë kanë marrë aplikacionin android. Deri tanikemi mbi 160 caktime vizitsha mjekësore onlajnë, ka thënë drejtori i Fondit për Televizionin e Malit të Zi.

LB: Qeveria të mos humb kohë me komisione të reja për Demarkacion, ta procedojë në Kuvend’

Lëvizja për Bashkim i ka bërë thirrje Qeverisë që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Me anë të një komunikate për media kjo lëvizje ka vlerësuar se e vetmja rrugë për ta kontestuar këtë marrëveshje është rrëzimi i saj në Kuvend. Andaj sipas saj Qeveria nuk duhet të humbë kohë me komisione të reja, por ta dërgojë këtë marrëveshje në Kuvend“Lëvizja për Bashkim, duke qenë se edhe në kohen e protestave, peticionit e gazit lotsjellës për demarkacionin ka deklaruar se e vetmja rrugë për ta kontestuar marrëveshjen për demarkacion është rrëzimi i saj në Kuvendin e Kosovë, thërret qeverinë e vendit që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale dhe të mos humb kohë me krijimin e komisioneve të reja, të cilat nuk prodhojnë asnjë efekt juridik në raport me Malin e Zi”.“Demarkacioni nuk është thjesht çështje gjeografie e historie, por mbi të gjitha është çështje të së drejtës ndërkombëtare”.“Vetëm pas rrëzimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, krijohet kontest juridik i ri me Malin e Zi dhe vetëm atëherë mund të bëhen përpjekje ose të rinegociohet marrëveshja, ose të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar komisionin e kaluar për Demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa ka emëruar Shpetim Bulliqin kryetar të komisionit.

Fleckenstein: Për negociatat s’ka kushte shtesë. Datën e vendos KiE

Në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së martës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka deklaruar se për hapjen e negociatave të anëtarësimit nuk do të ketë kushte shtesë. Pas një seri takimesh të zhvilluara me eksponentët kryesorë të politikës shqiptare, Fleckenstein ka e ka vënë theksin tek zbatimi i reformës në drejtësi, për të cilën është shprehur i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë; ndërsa ka nënvizuar se vendimi për hapjen e negociatave nuk është ekskluzivitet i Parlamentit Europian. “Vendimi për hapjen e negociatave është e Këshillit të Europës dhe jo e Parlamentit Europian. Megjithatë ne do të punojmë në mënyrë që negociatat me Shqipërinë të çelen në gjysmën e parë të vitit që vjen. Përsëris se nuk është PE ai që e vendos këtë, por Këshilli dhe Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe pas çeljes së negociatave do të mund të diskutojmë për çështje të tjera”, ka thënë Fleckenstein. Në këtë situatë, ka shtuar ai, nuk ka hapësira për kushte shtesë përveç 5 prioriteteve. “Me zyrtarët shqiptarë fola për zgjedhjet dhe zhvillimet me 5 prioritetet kyçe. Nuk do të ishte e ndershme të krijoheshin kushte të tjera për hapjen e negociatave”, ka thënë Fleckenstein.

New York, takohen për herë të parë Sisi dhe Netanyahu

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë realizuar një takim në New York SHBA, që është njëherësh takimi i parë mes tyre, raporton Anadolu Agency (AA).Në njoftimin nga zyra e presidentit të Egjiptit thuhet se Sisi, i cili po qëndron në New York me rastin e mbledhjes së 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar Netanyahun, ndërkohë që tema ka qenë procesi i paqes në Palestinë. Thuhet se në takimin me Netanyahun kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, Samih Sukri, shefi i Inteligjencës, Halid Fevzi dhe shefi i kabinetit të presidentit, Abbas Kamil. Në takim, Sisi ka theksuar mbështetjen e tij për zgjidhjen dy-shtete duke theksuar rëndësinë për një takim të serishëm mes tyre.Netanyahu thuhet në kumtesë, nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë për rolin e Egjiptit në Lindjen e Afërt në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe stabilitetit të atij rajoni.

3000 ushtarë shtesë në Afganistan

Trupa shtesë prej më shumë se 3000 ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, janë nisur drejtë Afganistanit, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paraqitur muajin e kaluar strategjinë e re për Afganistanin, qëllimi i së cilës është, sipas tij të mposht talebanët. Mattis, u tha gazetarëve të Pentagonit se ai nuk donte të jepte numra të saktë, por tha se po dërgojnë “ mbi 3000 trupa” në Aftanistan, që do i’u bashkohen 11.000 trupave ushtarake tashmë të vendosura atje. Shtetet e Bashkuara po ashtu i’u bëjnë thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin numrin e ushtarëve në Afganistan.

OKB kërkon më shumë kohë për hetimin e dhunës në Mianmar

Shefi i hetimeve për dhunën në Mianmar, në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara më shumë kohë për hetim, rreth deklaratave për vrasje, torturë, dhunë seksuale, përdorim të minave tokësore dhe djegieve të fshatrave.“Ne do të shkojmë aty ku provat na dërgojnë”, ka thënë udhëheqësi i misionit për gjetjen e fakteve, Marzuki Darusman, para se të kërkonte zgjatje të hetimeve për gjashtë muaj. Ambasadori i Mianmarit, Htin Lynn, tha se hetimi i Darusman-it ishte “i dobishëm” dhe tha se Mianmari, po merr masa kundër terrorizmit dhe po bën përpjekje për të rikthyer paqen.

Uragani “Maria” arrin në kategorinë 5, potencialisht katastrofik

Uragani “Maria”, është forcuar edhe me një kategori, në 5, duke u bërë “potencialisht katastrofik”.Ndërkohë uragani ka prekur Ishujt Karaibe dhe Republikën Domenikane me erëra të forta me shpejtësi prej 260 km/h.

Kryeministri Rusvelt Skerrit ka postuar në Facebook se çatia e tij ishte rrëzuar dhe ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”. Ai tha se shtëpia e tij kishte përmbytur, duke shtuar më vonë se ai ishte shpëtuar.

Aeroporti dhe portet e Republikës Dominikane janë mbyllur. “Maria” po ecën përafërsisht në të njëjtën udhë si “Irma”, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj.

Ishulli i afërt i Martinik ka vendosur një alarm maksimal, ndërsa një tjetër ishull francez, Guadelupe, urdhëroi evakuime. Paralajmërimet e uraganit janë gjithashtu ekzistente edhe për: Porto-Rikon, territor i Shteteve të Bashkuara.

Nesër,mot i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut

Sot mban mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët dhe i thatë. Temperaturat në orën 13: Ulqin 27, Podgoricë 26, Tivar 25, Herceg Novi 23, Cetinë e Plevle 21, dhe në Zhablak 14 gradë.

Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët dhe me të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e përkohshme, e mesme deri e fortë, nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 23 gradë

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se