Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

13. 09. 2017.   >>  17:36 0

Lajmet 13.09.2017

13.09.2017

D.Markoviq; Rritje ekonimoke më tepër se 4%

Kryeministri Dushko Markoviq ka shprehur besimin se Mali i Zi në tetë muajt e parë të këtij viti, do të shënojë rritje ekonomike  prej 4 për qind. Ai duke marr pjesë në forumin zhvillimor të Milloçerit ka pohuar se kjo do të jetë nëdr rritjet më të mëdha të ekonomisë në Evropë. Do të presim të dhënat nga MONSTAT- i, por unë shpresoj se rritja ekonomike, në 8 mujt e parë të vitit 2017, do të jetë më tepër se 4 për qind, respektivisht me së shumti në Evroppë, ka pohuar Markoviq.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mjafton të themi se i kemi resurset por duhet  ndryshuar raportin që nga resurset qytetarët e Malit të Zi të jetojnë më mirë, ka porositur kreu i qeverisë. Markoviq, po ashtu ka thënë se çdo kush që krijon vlera të reja është i mirëseardhur në Mal të Zi.

Të përkujtojmë se forumi zhvillimor i Milloçerit organizohet nga shoqata e ekonomistëve dhe menaxherëve të Malit të Zi kurse këtë vit mbahet në hotelin Grandë të Cetinës.

D.Radunoviq; Masat e ndërmarra kanë dhënë rezultate të mira

Plani i sanimit të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik si dhe i strategjisë kristale, veç janë duke dhënë  rezultate kur është fjala për grumbullimin e të ardhurave dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike si dhe vendosjen kontrollit ndaj borxhit publikë , ka kumtuar ministri i financave Darko Radunoviq në takimin e rregullt vjetor  me ekspertët e agjencisë kredituese Mudius .

Siç thuhet në kumtues,  ministri Radunoviq, ka theksuar edhe suksesin rekord të sezonit të sivjetmë  turistik si dhe rritjen e realizuar në sektorin e ndërtimtarisë, si rezultat i ndërtimit të përshpejtuar të pjesës së autostradës Smokovac –Uvaç-Mateshev që ka rezultuar me rritjen e aktiviteteve të përgjithshme ekonomike dhe forcimin e buxhetit. Se qeveria punon me përkushtim në ruajtjen e stabilitetit dhe parashikimin e suazës ekonomike dhe makrofiskale tregon , siç ka theksuar ministri, edhe fakti se Mali i Zi realizon bashkëpunim të suksesshëm me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar ndërkombëtarë. Delegacioni i Mudis gjatëë vizitës në Mal të Zi do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante me qëllim të grumbullimit të dhënave në bazë të cilave do të bëhet revidimi i pozitës së vendit tonë nga kjo agjenci e që do të reflektojë me pozicionimin e mëtejmë të Malit të Zi tek huadhënësit e jashtëm,  është kumtuar nga ministria e financave.

M.Simoviq; Të fokusohemi drejtë projekteve kapitale e jo trillimeve politike 

Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi, Millutin Simoviq, ka theksuar se ka pritur se interesi i opinionit do të jetë i fokusuar në projekte kapitale me rëndësi për qytetin dhe qytetarët e jo në mosmarrëveshjet politike  të cilat i krijojnë ata të cilët apriori krijojnë alibi për disfatë të re politike dhe ata të cilët manipulojnë dhe trillojnë të pavërteta dhe shkojnë nga dera në derë dhe me këtë rast duke e quajtur vetën demokrat.

Simoviq,  këtë e ka deklaruar për Televizionin e Malit të Zi, duke e komentuar incidentin e djeshëm në Mojkovc. Këtë do ta karakterizoj si krijim paraprak të alibisë për disfatën e qartë politike dhe zgjedhore të atyre që i krijojnë këto ngjarje, të atyre që manipulojnë që falsin të pa vërteta,  që shkojnë  nga dera në derë dhe atyre që në tërë histori quhen demokrat, ka theksuar Simoviq.

S.Darmanoviq; Besojmë në kapacitetin demokratik të Kosovës

Për Malin e Zi, çështja e demarkacionit të kufirit me Kosovën është çështje e përfunduar, qeveria beson në kapacitetet demokratike të institucioneve në Kosovë dhe me durim pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën, ka deklaruar ministri për punë të jashtme, Srgjan Darmanoviq. Ai ka theksuar se sa i përket çështjes së demarkacionit, Mali i Zi, nuk mund të pretendojë që të ndikojë në qëndrimet e asnjë qeverie kosovare, pra as të qeverisë aktuale. Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën dhe nuk kemi dyshime që kështu edhe të mos vazhdojmë, pohoi Darmanoviq.

 Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë , çështjen e Prevllakës, por marrëveshja e përkohshme funksionon mirë. Darmanoviq,  në orën qytetare të cilën e organizon Qendra për tranzicionin demokratikë, ka theksuar se Mali i Zi ka tri shtylla të politikës së vetë të jashtme dhe se njëra prej tyre ka qenë qëllimi shtetëror për anëtarësim në NATO.

 Ata, të cilët kanë konsideruar se Mali i Zi duhet ta kthej pavarësinë në të njëjtin moment e kanë ditur se nëse ndodh kjo , Mali i Zi do të synojë anëtarësimin në BE dhe në NATO , ka theksuar Darmanoviq, duke shtuar se Mali i Zi është anëtarësuar në NATO në rrethana shumë të vështira.

Rezultate të shkëlqyera në zbatimin e  reformave

Mali i Zi, gjatë 5 viteve të negociatave paraprake ka arritur rezultate të mira në të gjitha fushat kurse Rumania edhe në të ardhmën do ta përkrahin në mënyrë aktive  avacimin e vendit drejtë antarësimit në BE, në veçanti në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, është kumtuar gjatë bisedimeve të Ministrit për Çështjet Evropiane, Aleksandar Andria Pejoviq, dhe zëvendës kryeministres e ministre e zhvillimit të qëndrueshëm të,  Rumanisë,  Graiciella Leokadia Gavrillesku.

Siç është kumtuar nga ministria e çështjeve evropiane, Pejoviq , ka pohuar se Mali i Zi punon në mënyrë aktive në hapjen e kapitullit 27, duke rikujtuar se me miratimin e strategjisë nga plani akcionist është plotësuar parametri fillestar nga kjo fushë.

Gavrillesku  ka përgëzuar Malin e Zi në realizimin e reformave mjaft sfiduese dhe i ka zbatuar ato me rezultate të shkelqyera e që shihen edhe në praktikë.

D.Markoviq; Lini të qetë familjen time

Kryeministri Dushko Markoviq,  u ka rekomanduar aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve mediatik të Malit të Zi Demokratik,  që ta anashkalojnë familjen e tij. Markoviq, me rastin e presionit politikë dhe mediatik me të cilin janë të ballafaquar anëtarët e familjes së tij , demokratëve u ka rekomanduar që të mos shkojnë në derën e tij.

Kryeministri Markoviq,  specialistëve mediatik nga gazeta e demokratëve u ka rekomanduar që punën  e vetë ta kryejnë si të duan ata. Shkruani , supozoni, konstruktoni , fyeni  kryetarin e qeverisë, por familjen time ta leni të qetë.

Banorëve të Mojkovcit, siç ka theksuar , u ka thënë që gjatë dy muajve të ardhshëm deri në zgjedhjet lokale të jenë të gatshëm të përballën me provokime të shumta nga ana e demokratëve.

Formohet Lëvizja për Malin e Zi të Bashkuar 

Lëvizja politike Mali i Zi i Bashkuar, është themeluar sot në Podgoricë. Lëvizjen e ka formuar një pjesë e anëtarëve të DEMOS-it, të cilët e kanë përkrahur Goran Danilloviqin, gjatë përçarjeve në këtë parti.

Danilloviq, ka theksuar se kryesia e zgjedhur në Mojkovac,  me 27 gusht,  ka vendosur që pas vendimit të turpshëm të ministrisë të administratës publike qe DEMOS-in, t’ia ndajë pakicës brenda partisë, të themelojë lëvizjen politike Mali i Zi i Bashkuar. Vendimi i kryesisë që të themelohet  Lëvizja,  do ti dërgohet Këshillit kryesor i zgjedhur në Mojkovac  dhe pastaj do të shkojnë drejtë procedurës së themelimit të Lëvizjes politike serioze e cila duhet të prezantohet në dritën më të mirë të mundshme, ka theksuar Danilloviq.

Ai ka shtuar se pret që procedura të përfundoi brenda 45 ditësh.

Pas ndërprerjes së sotme, procesi gjyqësor vazhdon më 20 shtator

Njëri nga të akuzuarit për planifikimin e terrorizmit në ditën e zgjedhjeve, Srbolub Gjorgjeviq,  ka mohuar veprën penale e cila i është ngarkuar . Ai ka theksuar se nuk dinë për se gjendet në paraburgim. Për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore të Bratisllav Dikiq, procesi gjyqësor është ndërpre dhe do të vazhdoj me 20 shtator.

Sot, më herët avokati Millan Petroviq, ka kërkuar që Dikiq, urgjentisht të fitojë kujdesin shëndetësor  me qëllim të ndërmarrjes së operacionit pas  rezultateve të mjekëve nga Akademia ushtarako medicinale, në Beograd.

Avokatët kanë paraqitur sot disa vërejtje ndaj mbrojtjes së akuzuarit, Millosh Jovanoviq, duke përsëritur se nevojitet urgjentisht ekspertiza mjekësore e gjendjes së tij shëndetësore.

Në Tuz mund të votojnë 11 mijë e 599 qytetarë 

Në zgjedhjet për këshilltar në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit, të drejtë vote kanë 11 mijë e 599 qytetarë, ka kumtuar Ministria për punë të brendshme (MPB). Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i ka shpallur zgjedhjet lokale në Tuz, Komunë në kuadër të kryeqytetit për me 26 nëntor të këtij viti. Nga Ministria për Punë të Brendshme  kanë kumtuar se në zgjedhjet parlamentare me 16 tetor të vitit të kaluar të drejtë vote në Tuz kanë pasur 11 mijë e 381 qytetarë, kurse për zgjedhjet e ardhshme lokale në regjistra janë shënuar 11 mijë e 599. Është kumtuar po ashtu se verifikimin e regjistrit zgjedhor votuesi mund ta realizojë çdo ditë pune prej orës 10 deri në ora 16. 

“Verifikimi në regjistrin zgjedhor bëhet personalisht në sportelet e filialës në Tuz, paralelja e ndarë në Podgoricë, përmes letërnjoftimit të vlefshëm, ose pasaportës. Me rastin e verifikimit të drejtë për drejtë, zgjedhësi mund të kërkojë ndryshimin e të dhënave të regjistruara në regjistrin zgjedhor”, kanë theksuar në MPB.  Po ashtu verifikimi në regjistrin zgjedhorë mund të kryhet edhe drejtpërdrejtë përmes portalit të internetit, biraci.me. Në këtë portal, qytetarët, pas futjes së numrit amë, të letërnjoftimit ose numrit të pasaportës, mund të vërtetojnë nëse gjenden në regjistrin zgjedhor dhe në cilin vendvotim do të votojnë.

H.Thaçi: Marrëveshja mes Kosovës dhe MCC do të ndihmoj Kosovën dhe bizneset kosovare     

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkroi në emër të Republikës së Kosovës marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se kjo është një ditë e madhe në Uashington DC për Kosovën. Ai më tej tha se kjo marrëveshje është një mjet i ri shumë i fuqishëm i mbështetjes për qytetarët e Kosovës, dhe se do të ndihmojë Kosovën në zbatimin e projekteve me MCC-në. “Kjo do të ndihmojë Kosovën të themelojë një fondacion i cili do të investojë gati 50 milionë dollarë në një mënyrë shumë të fokusuar. Këto investime do ta ndihmojnë qeverinë e Kosovës dhe bizneset kosovare të merren me furnizimin me energji elektrike, me kursimin e energjisë dhe me forcimin e transparencës qeveritare për qytetarët”, pohoi presidenti Thaçi.

Duke e vlerësuar si një ditë feste, presidenti Thaçi tha se është një ditë që ne e festojmë këtë bashkëpunim mes shumë institucioneve dhe shoqërisë civile në Kosovë por gjithashtu në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër ushtruesi i detyrës së shefit ekzekutiv të MCC-së,  Jonathan Nash,  tha se MCC-ja u ndihmon qeverive të lidhin disa nga njerëzit më të varfër në botë me vende pune, tregje dhe mundësi.

Ndërkaq kongresmeni i SHBA-së, Eliot Engel tha se, “Kosova po ecën në rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe ky partneritet i ri do të ndihmojë shtyrjen e vendit drejt këtij qëllimi”, tha mes tjerash  kongresmeni Engel.

A.Vuçiq; Nuk kam ndryshuar qëndrim ndaj R.Haradinaj

Aleksandar Vuçiç deklaron se gjatë muajit tetor do të nisë periudha e re e dialogut brenda vendit për çështjen e Kosovës, në varësi të marrëdhënieve me të cilën Serbia, sipas kreut të saj të shtetit, do të ketë një të ardhme më të sigurtë.

Vuçiç i bëri komentet në Beograd, ku theksoi se ka mbështetur përfshirjen e “Listës Serbe” në qeverinë e Ramush Haradinajt, por  ndaj vet këtij të fundit, të akuzuar për krime lufte nga Serbia, ai nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Nga tetori fillon periudha e re e dialogut që duhet të jetë i institucionalizuar dhe të ketë këshillime të gjera. Do të publikohet një raport mbi bisedimet me Kosovën, ku do të përfshihen rezultatet e 3 viteve të fundit, si dhe të gjitha veprimet që ka bërë Serbia rreth çështjes së Kosovës që nga viti 1998. Kur të kaloni nëpër të do të mund të shihni sesa e ndërlikuar është historia jonë bashkëkohore, e sa gabime ka aty”, ka thënë  presidenti,  Vuçiq.

Sipas kreut të shtetit serb, qasja e tij ka bërë që gjërat të ndryshojnë për komunitetin serb të Kosovës. Majin e vitit 2015, Vuçiç – asokohe kryeministër i Serbisë, – kishte paralajmëruar një ndryshim të mundshëm të qasjes ndaj Prishtinës, që është kusht themelor në përpjekjet e Beogradit për integrim në Bashkimin Europian.

Ai, siç njofton Top Channel,  asokohe  tha për “Wall Street Journal”,  se është duke e shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, ku do të mund të përfshihej heqja e përkufizimit të Kosovës si pjesë e Serbisë. Aktualisht Kosova zë vend në preambulën e Kushtetutës serbe.

Qeveria refuzon kërkesën e Gruevskit 

Ministria e brendshme e Maqedonisë e ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, aktualisht lider i partisë më të madhe opozitare, për ta shtuar sigurinë e tij, për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar ndaj tij.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, tha se aktualisht 6 rojtarë personalë e mbrojnë Gruevskin dhe familjen e tij dhe kjo mjafton.

Spasovski tha mbrëmë se truprojat e Gruevskit aktualisht nuk kanë raportuar për ndonjë kërcënim ndaj tij ose familjes së tij.

Partia WMRO-DPMNE e Gruevskit,  ka kërkuar së paku 20 truproje shtesë, “pasi është vlerësuar se ekziston nivel i lartë i kërcënimit për jetën e tij dhe për integritetin personal”, raporton agjencia AP nga Shkupi.

J.C.Juncker; Të vazhdohet perspektiva e zgjerimit për vendet e rajonit 

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka mbajtur fjalimin e tij vjetor për gjendjen e Unionit para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, në të cilin ka folur për vizionin e tij për të ardhmen e BE-së.

Ai në këtë fjalim përmendi edhe zgjerimin, duke thënë se “nëse duam paqe në fqinjësi, duhet të mbajmë perspektivë të besueshme të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ai përsëriti se nuk do të ketë zgjerim deri në fund të mandatit të tij, sepse asnjë nga vendet kandidatë nuk do të jetë i gatshëm për anëtarësim. Por, në vitet pas këtij mandati, sipas tij, Bashkimi Evropian do të ketë më shumë se 27 anëtarë, sa ka aktualisht.

Juncker rikujtoj se shtetet kandidate duhet t’i përmbushin kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Kjo, sipas tij, do të thotë se Turqia, nuk mund të bëhet anëtare e BE-së në një të ardhme të afërt, sepse nuk respekton vlerat e lirisë dhe sundimin e ligjit. Ai ftoi Turqinë që t’i lirojë të gjithë gazetarët evropian që mban në arrest, por edhe të gjithë gazetarët tjerë. Po ashtu, ka ftuar Turqinë që t’i ndërpresë akuzat për fashizëm ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Numri i të vdekurve nga uragani Irma ka arritur në 45 veta

Nurmi i të vdekurve nga uragani Irma ka arritur në 45 veta, përfshirë 10 në Shtetet e Bashkuara, pasi stuhia që ka zbarkuar në Karaibe, ka goditur edhe Floridan, Xhorxhian dhe Karolinën Jugore.

Të martën, Irma është shndërruar në erë tropikale, por ka ende fuqi për të shkaktuar dëme.

Zyrtarët thanë se stuhia ka marrë shtatë jetë njerëzish në Florida, dy në Xhorxhia dhe një në Karolinën Jugore.

Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhimin e Emergjencave tha se një në katër shtëpi në Florida Keys është shkatërruar nga Irma, ndërsa 60 përqind e shtëpive në këtë grup ishujsh kanë pësuar dëme.

Po ashtu llogaritet se 13 milionë banorë të Floridas mbeten pa energji elektrike.

Kuba tha të martën se 12 njerëz kanë vdekur në këtë vend gjatë fundjavës - kur ka zbarkuar uragani i kategorisë 4 - duke çuar në 35 numrin e të vdekurve në Karaibe.

Britania, Franca dhe Holanda, të cilat kanë territore në Karaibe, kanë nisur tashmë ndihma.

Mianmari duhet ta shohë situatën me humanizëm 

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, i bëri thirrje Mianmarit që t’i marrë qindra-mijëra myslimanët Rohingya që kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine.

Gjatë vizitës në një kamp të refugjatëve, ajo tha se Mianmari duhet ta shohë situatën me humanizëm, sepse “njerëz të pafajshëm janë duke vuajtur”.

Rreth 370,000 myslimanë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh, prejse ka shpërthyer dhuna në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre.

Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht.

Koreja e Jugut, formon “njësinë likuiduese”, për neutralizimin e liderit Koreano Verior

Koreja e Jugut është duke formuar “njësinë likuiduese” që do të jetë pjesë e forcave speciale, e trajnuar enkas për neutralizimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shkruan Daily Mail.

“Njësia likuiduese” do të formohet deri në fund të vitit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. Misioni i kësaj njësie është t’ia futë “frikën në palcë Kim Jong-un”, dhe të heqë dorë nga armët bërthamore.

Njësia raportohet se do të jetë sa një brigadë sa i përket numrit – nga 1.500 deri në 3.000 ushtarë, dhe do të jetë e gatshme për misione deri në fund të këtij viti, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Song Young-moo.

Koreja e Veriut po kërcënon vazhdimisht me shkatërrim Korenë e Jugut dhe aleatët e saj Shtetet e Bashkuara.

Testimi i raketës së fundit bërthamore nga ana e Koresë së Veriut, ka shtyrë Korenë e Jugut që të formoj këtë njësi, ndërsa strategë të luftës e shohin si lëvizje të mençur strategjike nga ana e Koresë së Jugut.

Nesër, mot kryesisht me diell

 Sot në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut.

Frynë erë e dobët deri mesatare jug perëndimor.

Temperaturat: H. Novi e Budvë 28 gradë, Ulqin e Tivar 27, Podgoricë e B. Pole 26, Beranë e Plavë 24, Kollshin 23, Cetinë, Plavë e Shavnik 22, Plluzhin e Rozhaj 21, Nikshiq 20 dhe në Zhablak 18 g.

Për nesër  parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 28 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se